Aktualitet

Ndryshimet në statutin e PD të 11 Dhjetorit, ja gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

16 Dhjetor 2021, 15:16 Nga DOSJA
Ndryshimet në statutin e PD të 11 Dhjetorit, ja gjyqtari që do

TIRANË– Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Shorti i hedhur sot në Gjykatën e Tiranës, ka përcaktuar gjyqtarin Agron Zhukri. Në kërkesën e depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, kërkohet njohja e ndryshimeve të votuara me dorë nga delegatët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ditën e djeshme, datë 15.12.2021, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombëtar”. Çështja është regjistruar dhe në pritje për t’ju nënshtruar procesit te shortimit pranë kësaj gjykate”, ka njoftuar sot Gjykata.

Një nga ndryshimet kryesore që u miratuan në statutin e ri është i ashtuquajturi neni “Basha”, ku kryetari i partisë lë mandatin menjëherë nëse humb zgjedhjet parlamentare dhe votëbesohet nëse humb zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.

Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë 

Por paralelisht dje në Gjykatë, edhe pse 5 muaj me vonesë, u depozitua edhe kërkesa e Partisë Demokratike, për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17 korrik 2021. Edhe kjo çështje është regjistruar, ndërsa gjyqtarja e caktuar nga shorti është Blerina Muça. Aktualisht PD-ja gjendet para një situate të paprecendentë më parë në politikën shqiptare, ku anëtarët kanë miratuar 2 Statute, por asnjë nuk njeh “kodet” e tjetrës, duke ia lënë zgjidhjen e konfliktit drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll