Bota

Paralajmërimi i mjekut: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet, ka pasoja

16 Dhjetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Paralajmërimi i mjekut: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta

SHBA – Mjeku nga SHBA, Karan Ryan ka shpjeguar në rrjetin social TikTok se sa e rrezikshëm mund të jetë për shëndetin qëndrimi i gjatë në tualet.

Sipas Danas, ai tha se nuk duhet të kalojmë më shumë se dhjetë minuta sepse në të kundërtën mund të pasojnë komplikacione. Kjo mund të shkaktojë sforcim të mureve të jashtme të anusit, në të cilat ndodhen enët e gjakut, gjë që më tej çon në ënjtje dhe shfaqjen e hemorroideve sipas doktorit.

“Mos qëndroni më shumë se 10 minuta. Për të shmangur formimin e hemorroideve, në çdo rast, hani sa më shumë ushqime që përmbajnë fibra dhe pini lëngje, kjo do të mbajë jashtëqitjen nën kontroll. Ju mund të kompensoni fibrat duke ngrënë bollgur për mëngjes ose thjesht mos e hiqni lëvozhgën e frutave përpara se të hani, por thjesht lajeni mirë”, tha ai.

Hemorroidet shfaqen si inde të vogla shumë të dhimbshme që shfaqen në sipërfaqe dhe pasi acarohen  mund të krijojnë probleme të mëdha, veçanërisht gjatë daljes në tualet.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete kujdesi ndaj shendetit mjeku mjeku i njohur kujdesi ndaj shendetit mjeku mjeku i njohur

Sondazh

Poll