Bota

Thjesht e adhurueshme/Boris Johnson dhe Carrie ndajnë foton e parë të bebushes Romy

16 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Thjesht e adhurueshme/Boris Johnson dhe Carrie ndajnë foton e parë

MBRETËRI E BASHKUAR Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij, Carrie u bënë prindër të një vajze disa javë më parë dhe sot kanë ndarë foton e parë të vogëlushes.

Sipas The Sun, emri i saj i plotë është Romy Iris Charlotte Johnson, dhe fotografia e adhurueshme e tregon atë në një krevat fëmijësh pranë pemës së tyre të Krishtlindjes, me vëllain e saj dhe fqëmijën e parë të çiftit ,ëilfred që e shikon me dashuri.
Carrie, 33, e ndau lajmin në Instagramin e saj dhe në postimin e ëmbël në rrjetet sociale, tha se vëllai i madh ëilf po e merrte më së miri rolin, duke ledhatuar flokët e Romy-t, duke i dhënë puthje të mëdha dhe duke luajtur me makinat e tij pikërisht pranë krevatit të saj, vetëm në rast se ajo ndjen dëshirë të luajë me të.

Ajo tha se vogëlushja, e cila lindi në orën 9:02 të mëngjesit të së enjtes së kaluar, u emërua pas tezes së saj Rosemary dhe emri i saj i mesëm Charlotte sipas nënës së ndjerë të Boris, e cila vdiq në fillim të këtij viti. Iris është nga greqishtja që do të thotë ylber, në një homazh prekës për abortin spontan të Carrie në fillim të këtij viti. Lajmi i lumtur i sotëm vjen pasi Carrie zbuloi se kishte humbur tragjikisht një fëmijë në fillim të këtij viti.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson behet baba carrie johnson boris johnson boris johnson behet baba carrie johnson

Sondazh

Poll