Bota

Kriza energjetike/Kurti nis vizitën në termocentrale, shoqërohet nga Rizvanolli

16 Dhjetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Kriza energjetike/Kurti nis vizitën në termocentrale, shoqërohet

KOSOVA – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një vizitë ditën e sotme në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.

Këtë vizitë Kurti e bëri i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A””, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në axhendë është parashikuar që pas përfundimit të kësaj vizite, Kurti do të shkojë edhe në Termocentralin “Kosova A”, po në Obiliq.

Ndërkohë, Koorporata Energjitike e Kosovës ka njoftuar sot se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës. Po ashtu, kaldajat e “Termokosit” në kryeqytet sot janë furnizuar me mazut, pas kërkesës urgjente të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek albin kurti kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek

Sondazh

Poll