Bota

E RRALLË/ Gruaja shkon në spital dhe zbulon se është shtatzënë me foshnjën në mëlçi

16 Dhjetor 2021, 14:19 Nga DOSJA
E RRALLË/ Gruaja shkon në spital dhe zbulon se është

KANADA- Pediatri kanadez Michael Narvey ka zbuluar një shtatëzani të rrallë, ku fetusi ndodhej në mëlçi. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shkoi për kryerjen e një ekografie dhe zbuloi se ishte shtatzënë dhe fetuesi i saj ndodhej në mëlçi.

Michael Narvey postoi një video në TikTok në lidhje me zbulimin befasues, ku shkruan se është hera e parë që shikon diçka të tillë.

“Mendoja se i kisha parë të gjitha, por ajo që zbuluam ishte një foshnje në mëlçi. Ajo kishte një shtatzëni ektopike në mëlçi. Ne i shohim këto në bark, por kurrë në mëlçi. Ky rast është i pari për mua,”-shkruan pediatri krahas videos.

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gruaja shtatzen me foshnjen ne melci kanada michael narvey gruaja shtatzen me foshnjen ne melci kanada michael narvey

Sondazh

Poll