Aktualitet

Ndërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Veliaj fiton gjyqin me Jorida Tabakun

16 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Ndërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Veliaj fiton gjyqin

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka fituar sot gjyqin për shpifje me nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vlerësuar si të drejtë ankesën e kryebashkiakut, i cili pretendonte se akuzat e Tabakut për prishjen e shkollës “Sami Frashëri” ishin të pabaza dhe shpifje.

Deputetja demokrate akuzoi kryebashkiakun Veliaj për prishje të shkollës së kryeqytetit pasi mbi atë truall do të ndërtoheshin pallate. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi kryebashkiakun Veliaj se kishte tjetërsuar tokën ku ndodhej shkolla “Sami Frashëri” duke depozituar një kallëzim për të në Gjykatën e Tiranës. Sipas Kryemadhit, shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan, gjë që është mohuar nga Veliaj, i cili ka publikuar edhe pamjet nga kantieri i ndërtimit. Ndërkohë PD-ja e akuzonte Veliajn në lidhje me projektin e kësaj shkolle duke pretenduar se nuk do të ndërtohej me fondet e BE-së.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj jorida tabaku shkolla sami frasheri erion veliaj jorida tabaku shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll