Aktualitet

Arrestohet i riu që i vuri zjarrin burgut të Reçit, si ndodhi revolta me bombola

16 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Arrestohet i riu që i vuri zjarrin burgut të Reçit, si ndodhi

SHKODËR– Një 22-vjeçar me inicialet V. S., 22 vjeç, banues në Shkodër që ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin burgut të Reçit është vënë në pranga. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se i riu është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit.

Njoftimi i policisë: Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim V. S., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’ dhe “Rebelimi i të burgosurve’’. Shtetasi V. S., gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Si ndodhi ngjarja?

Pesë të dënuar organizuan rezistencë duke bërë një revoltë në mars të vitit 2020. Tomë Vërri, Kristjan Pali, Valter Ksolla, Pjerin Ndreu dhe Artan Koçeku gjatë orarit të qëndrimit në holl 15:00-18:00 janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori për vizitë. Pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se duhej të vinte doktor nga Tirana. Më pas të burgosurit nisën britmat, ulërimat, të thyenin sendet në burg e të hidhnin bombol gazi. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ata u vendosën në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në burgun e Fierit.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari ne shkoder burgu i reçit shkoder arrestohet 22 vjecari ne shkoder burgu i reçit shkoder

Sondazh

Poll