Bota

U tall me tragjedinë ku humbën jetën 45 persona, dënohet bullgari

16 Dhjetor 2021, 13:53 Nga DOSJA
U tall me tragjedinë ku humbën jetën 45 persona, dënohet

BULLGARI – Prokuroria e qarkut të Sofjes, Bullgari, ka dënuar një 34-vjeçar pasi ka përdorur gjuhë urrejtje lidhur me aksidentin që ndodhi më 23 nëntor në Bullgari, duke postuar një foto të autobusit të djegur në një grup në rrjetet sociale.

 S.B përmes komenteve të bëra në rrjetin social Facebook, tallej me tragjedinë e ndodhur në autostradën e Strumës, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 persona.

Sipas akuzës,  më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. S.B nuk ka qenë i dënuar më parë, ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje do dënohet me 4 muaj burg, me kush që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër brenda këtyre tre viteve.

“Më datë 23.11.2021 rreth orës 11.00 në zyrën në Sofje, i denoncuari S.B. kishte përhapur urrejtje në një grup në një rrjet social. Tekstit të njoftimit, i akuzuari i ka shtuar një fotografi të autobusit të djegur nga aksidenti tragjik në autostradën Struma”, njoftoi Prokuroria.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aksidenti ne bullgari bullgari bullgaria aksidenti ne bullgari bullgari bullgaria

Sondazh

Poll