Bota

Miratohet raporti: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa

16 Dhjetor 2021, 14:03 Nga DOSJA
Miratohet raporti: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat

EUROPA- Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar mbrëmë raportin për nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit të Kosovës. Mediat vendase njoftojnë se sipas raportit popujt e Ballkanit janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mungesës së punësimit. Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.

“Raporti, i miratuar të mërkurën në mbrëmje me 531 vota pro, 48 kundër dhe 117 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranziti për migrantët dhe refugjatët dhe si një vend për pastrim parash dhe trafik armësh. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme”, -thuhet në raport.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll