Politike

Bizneset, qeveria kërkon katërfishimin e gjobave (PROJEKTLIGJI)

15 Dhjetor 2021, 20:21 Nga DOSJA
Bizneset, qeveria kërkon katërfishimin e gjobave (PROJEKTLIGJI)

TIRANë – Qeveria e Shqipërisë ka miratuar projektligjin për gjobitjet e bizneseve. Dy propozimet e Këshillit të Ministrave janë: gjobitje me 60 mijë lekë për deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta dhe gjobitje po me 60 mijë lekë për mosregjistrimin fillestar dhe regjistremeve të tjera të detyrueshme brenda afateve.

Këto ndryshime do të diskutohen në komisionet parlamentare. Sipas propozimeve të reja të qeverisë, këto gjoba katërfishohen (nga 15 mijë në 60 mijë lekë).

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Dhjetor 2021:

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007, “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007, “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Pikat 2 dhe 3, të nenit 74, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.

3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bizneset gjoba qeveria bizneset gjoba qeveria

Sondazh

Poll