Politike

Përplasja tek selia e PD, Albana Vokshi e ashpër: E turpshme të keqpërdoren gratë

15 Dhjetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Përplasja tek selia e PD, Albana Vokshi e ashpër: E turpshme të

TIRANË– Ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi është shprehur ashpër lidhur me përplasjen e ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku pati përplasje me mbështetëset e kryedemokratit Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se përgjegjës për përplasjen është kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa këtij të fundit i është drejtuar edhe personalisht duke u shprehur se është e turpshme që të përdoren gratë në përplasje të tilla mes palëve.

“Komisioni i Rithemelimit të Pd dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH. PD është shtëpia e lirisë së cdo demokrati. Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karrikes. Nuk ka logore e mburojë njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet. Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi. Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe të gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale. Komisioni i Rithemelimit të PD do të vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve,”-tha Vokshi në postimin e saj.

LAJMI KRYESOR: Tensione te PD/Vokshi dhe grupi i Berishës futen në seli, i ndërrojnë bravën e derës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi perplasje ne partine demokratike albana vokshi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll