Politike

Rudina Hajdari: Mendoj se Berisha është penduar se si u soll dikur me tim atë

15 Dhjetor 2021, 20:42 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Mendoj se Berisha është penduar se si u soll dikur me

TIRANË – Ish-deputetja e “opozitës parlamentare” në legjislaturën e kaluar Rudina Hajdari beson se ish-kryeministri Sali Berisha është penduar për mënyrën se si është sjellë ashpër ndaj babait të saj Azem Hajdari. Në emisionin “Realpolitix”, ajo tregoi se familja e saj e ka përjetuar me stres përplasjet e mëdha që “Heroi i Demokracisë” kishte me Berishën në vitet ’90-të.

Berisha  ka përjashtuar shumë njerëz njësoj Basha, ka përjashtuar tim atë nga grupi parlamentar i PD-së që në fillim. Berisha e dinte rolin e tij dhe s’mund të sillej në atë mënyrë. Berisha nuk pranonte mendimin ndryshe. Tregon që ka tipare autoritare si Basha, që është rritur nën sqetullën e Berishës.

Mendoj se është penduar, sjellja e tim ati ka qenë e ndershme. Im atë e ka mbështetur, kurrë nuk e ka hedhur poshtë, ka qenë korrekt me të. Siç erdhën më pas gjërat, mund të jetë penduar. Faktet flasin, s’mund të harrohen. Më shumë mbaj mend stresin në familje që sillnin këto përplasje. Ndihej shumë i tensionuar dhe i rrezikuar në shumë raste, por kishte mbështetjen e demokratëve dhe shqiptarëve. Ndieja dashurinë që kisha për të”, u shpreh ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari.

SHIKO DHE KËTË:

Berisha e shpalli “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari: Babai im s’ka nevojë për tituj

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike azem hajdari rudina hajdari sali berisha azem hajdari rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll