Politike

Berisha e shpalli “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari: Babai im s’ka nevojë për tituj

15 Dhjetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
Berisha e shpalli “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari: Babai im

TIRANË – Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari beson se babai i saj Azem Hajdati, ish-udhëheqësi i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe “Hero i Demokracisë” nuk meriton të marrë tituj pasi ishte “njeri i popullit”. Në studion e emisionit “Realpolitix”, ish-deputetja demokrate nuk e mirëpriti shpalljen e të atit “Kryetar Nderi” të PD-së nga Seli Berisha në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit.

Më tej, ajo shtoi se ka plot figura brenda PD-së që mund t’i shërbejnë shumë mirë selisë blu.

Babai im nuk ka pasur nevojë për tituj, ishte njeri i popullit, mënyra se si trajtohet tani, nuk i vlen figurës së Azem Hajdarit, është e qartë për demokratët, që ishte një figurë shumë e fortë, nuk i shërbejnë figurës së lartë të tij, një mënyrë që nuk duhet të ishte futur në mes. Berisha mund të jetë arsye të veta, por nuk e mendoj të vlefshme, si vajza e tij, në cdo përvjetor apo 8 dhjetor ka pasur ngjarje të tilla ku janë festuar pranë bustit, por nga ana tjetër mendoj që ky është një moment i PD dhe ka plot figura brenda partisë që mund t’i shërbejnë”, tha Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari ka kritikuar ashpër Berishën dhe Bashën duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk mund ta kthejë PD-në në pushtet.

SHIKO DHE KËTË:

Rudina Hajdari: Mendoj se Berisha është penduar se si u soll dikur me tim atë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike azem hajdari kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha azem hajdari kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll