Politike

E FORTË! Ish-ministri Imami: Basha dha urdhrin për 21 janarin, Berisha ishte në zyrë

15 Dhjetor 2021, 21:22 Nga DOSJA
E FORTË! Ish-ministri Imami: Basha dha urdhrin për 21 janarin, Berisha

TIRANË– “Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha,”-kështu pretendon ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. I ftuar në emisionin “Now”, ai u shpreh se Basha është vetëdeklaruar për një ngjarje ku edhe ka qenë prezent.

“Tani kanë filluar të vetë-deklarohen. Deklarata e Lulzim Bashës për 21 janarin ishte vetë-deklarim. Një mendje djallëzore ka arritur të organizojë këto figura,”– u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes.

Përplasja më e fundit me deklarata në distancë ka nisur për “21 janarin”, ku gjatë një deklarate për shtyp Lulzim Basha komentoi hyrjen në PD të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Por shtoi se nuk do të veprojë si Berisha me 21 janarin, duke u distancuar nga ngjarja, edhe pse ka pasur postin e ministrit të Brendshëm.

(k.m/dosja,al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 21 janar 2011 arben imami lulzim basha sali berisha 21 janar 2011 arben imami lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll