Politike

Nuk e ndërron me asnjë! Rama nuk zhgënjen, çon ambasadorët për darkë tek Gjergj Luca

15 Dhjetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Nuk e ndërron me asnjë! Rama nuk zhgënjen, çon

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk zhgënjen! Sot, ai ka shtruar një darkë për të gjithë ambasadorët e huaj në Shqipëri, e ku vallë? Siç dallohet qartë edhe në videon e ReportTv, bëhet fjalë për resortin e tij të preferuar, Fish City të Gjergj Lucës. Deri më tani raportohet se darka është shtruar me rastin e festeve të fundvitit, ndërsa Rama duket se nuk i ndahet vendit të përhershëm, ku zhvillon mbledhjet e Partisë Socialiste, fton qeverinë e Kosovës, madje dhe ambasadorët e huaj.

Por ajo që bie në sy nga e gjithë darka me ambasadorët është fakti që për takimin e sotëm nuk është bërë asnjë njoftim për mediat, duke mbajtur sekret çdo detaj. Ndoshta për shkak të vendtakimit të vendosur.

Mesa duket Luca është i preferuari i kryeministrit dhe nuk e ndërron për asgjë në botë, edhe pse në Kryeministri ka një kuzhinë dhe ambjent pritjeje për të gjithë. Madje dhe një kuzhinier personal për miqtë e vendit. Se përse Rama zgjedh të shkojë në resorte private kjo nuk do të mësohet kurrë. E ç’është më e rëndësishmja? Kush paguan për këtë shërbime ekstra?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me ambasadoret ne elbasan edi rama rama me ambasadoret ne elbasan

Sondazh

Poll