Politike

Sherri në seli/ Kokalari: Basha do mallkojë ditën që humbi logjikën ndaj meje

15 Dhjetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Sherri në seli/ Kokalari: Basha do mallkojë ditën që humbi

TIRANË– Aktivistja e Partisë Demokratike në SHBA, Evi Kolalari ka reaguar pas përplasjes që pati me një nga mbështetëset e kreut të PD, Lulzim Basha. Me anë të një postimi në rrjetin “Facebook”, Kokalari shkruan se Basha duhet që të marrë të gjitha përgjegjësitë për dhunën që pretendohet se është ushtruar ndaj saj. E po ashtu, ajo shton se do të shkojë në selinë blu sa herë që ka takime pune.

Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PDsë sot. Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk morri mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti. Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike. Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, dmth shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë,”-shkruan Evi Kokalari.

LAJMI KRYESOR: Tensione te PD/Vokshi dhe grupi i Berishës futen në seli, i ndërrojnë bravën e derës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evi kokalari perplasje ne partine demokratike evi kokalari perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll