Bota

Drejtori i shkollës në Suharekë: Nga 240 nxënës 100 prej tyre janë analfabet

15 Dhjetor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Drejtori i shkollës në Suharekë: Nga 240 nxënës 100

KOSOVË- Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë Hamdi Bytyqi, ka deklaruar se rreth 100 nxënës në këtë shkollë nuk dinë shkrim dhe lexim. Bytyqi gjithashtu ka thënë se gjithashtu nxënësit janë duhanpirës të rregullt.

Në një video të publikuar nga “Suhareka Online”, dëgjohet Bytyqi duke thënë se ka testuar nxënësit dhe se rreth 100 nga nxënësit e pranuar këtë vit nuk dinë as matematikën elementare.

“Diku prej 240 nxënësve që i kam regjistruar në shkollë të mesme, e kam bërë një test gjuhë shqipe, matematikë, dalin diku 100 nxënës që nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikën elementare. Ata janë potencial permanent me u marrë me problemin. Prej 240 dalin diku 100 që janë duhanpirës dhe tash unë duhet brenda ditës me 100 duhanpirës me u marr”, ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hamdi bytyqi shkolla skënder luarasi suhareke hamdi bytyqi shkolla skënder luarasi suhareke

Sondazh

Poll