Aktualitet

VD-“Jam kuzhinier, po hap rrugën”, 64-vjeçari në Tropojë: Vetëm tanku futet këtu

15 Dhjetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
VD-“Jam kuzhinier, po hap rrugën”, 64-vjeçari në

TROPOJË – Një qytetar në Tropojë është detyruar të pastrojë rrugën në zonën e Velishtit. Në një video të shpërndarë së fundmi, qytetari, i cili zbulon se punon kuzhinier në një biznes në Bjeshkët e Tropojës, tregon se bashkia është treguar shumë indiferente ndaj zgjidhjes së situatës së rrugëve në Tropojë. Ai shprehet se në këto rrugë “vetëm tanku mundet të vijë”. Kuzhinieri 64-vjeçar shton se bashkia është treguar shumë indiferente ndaj lutjes së banorëve për t’i ndihmuar për zhbllokimin e rrugës drejt Tropojës.


Unë në moshën time 64-vjeç burrë kam ardhur nga Tirana. Kam dy vite që punoj kuzhinier në një biznes në Bjeshkët e Tropojës. Dal hap rrugën që biznesi mos falimentojë pa na ardhur njerëzit, klientela. Këtu është pikë turistike, me këto rrugë nuk vijnë dot sepse është normale, vetëm me tank me ardhur. Nuk kemi ndihmë nga bashkia e Tropojës për 4 km rrugë. Pavarësisht kërkesave që kemi dërguar nuk reagojnë. Të dal të bëj detyrën e kuzhinierit, por të dal të hap edhe borën është e vështirë. Për moshën që kam, larg qoftë të na ndodhë ndonjë fatkeqësi si do të shkosh në spital? Nuk shkon dot. Kam që në 30 nëntor me bërë vaksinën e dytë nuk shkoj dot sepse nuk zbret makina dot. Kujt ti lutem, bashkia është shumë indiference, as na ndihmon, as shikon, na kanë kthyer kurrizin. Kaq të paaftë janë këta”, shprehet kuzhinieri 64-vjeçar në video.

Disa zona malore në Shqipëri u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura të borës, ku pati dhe mungesë të energjisë elektrike dhe bllokim të rrugëve. Moti i keq në Shqipëri para disa ditësh shkaktoi probleme të mëdha në vend, ku pati përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave si dhe bllokim të disa zonave malore prej dëborës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll