Aktualitet

Përndjekje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, dy persona në pranga në Berat

15 Dhjetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Përndjekje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, dy persona

BERAT – Policia e Beratit arrestoi sot dy persona për kryerjen e dy veprave të ndryshme penale. 40-vjeçari A.B. u ndalua pasi rezultoi se përndiqte dhe dhunonte psikologjikisht ish-bashkëjetuesen e tij për gati një vit.

Personi i dytë i arrestuar është 34-vjeçari E.B. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar makinën e tij në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISë Së BERATIT:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi prej një viti perndjek dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit E.B., 34 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Ish Markato”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berati drejtonte mjetin në gjendje të dehur perndjekje berati drejtonte mjetin në gjendje të dehur perndjekje

Sondazh

Poll