Aktualitet

VD-Vijon “Restart”/Shkon në 7 numri i të arrestuarve, 252.4 kg kanabis drejt Greqisë

15 Dhjetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
VD-Vijon “Restart”/Shkon në 7 numri i të arrestuarve,

KORÇË– Vijon operacioni “Restart”! hkon në 7 numri i të ndaluarve nga ana e Policisë së Shtetit dhe 252.4 shuma totale e lëndës narkotike, e cila është tentuar që të dërgohet në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Sot dy persona kanë rënë në pranga, të identifikuar si Sokol Kadilli dhe Ergis Fidani, të cilët kishin me vete 65 kilogramë kanabis. Droga u gjet e fshehur në një mjet tip “Volvo”, e ndarë 72 pako.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart”. Shkon në 7 numri i të ndaluarve dhe në 252.4 kg lëndë narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Në vijim të operacionit, goditet rasti i tretë i tentativës për trafikim të narkotikëve, sekuestrohen edhe 65 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 187.4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive dhe punës së mirëorganizuar, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Korçë. Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,​ me automjetin tip “Volvo”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, i shtetasit E. F., 32 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e datës 06.11.2021, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit L. R; J. M; I. M. dhe A. Ç. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, hetimet për këtë operacion po vijojnë për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ndërkohë që dhe më herët në këtë grup janë arrestuar edhe anëtarët të tjerë përfshirë avokatin, Joni Mosku, i cili u kap me 66 kg drogë. Në pranga ka përfunduar edhe Ligor Romançka me pseudonimin “Golja”, Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko”, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”, Albion Çiko si dhe Gjergji Mullanji.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ergis fidani korce operacioni ‘restart’ sokol kadilli ergis fidani korce operacioni ‘restart’ sokol kadilli

Sondazh

Poll