Aktualitet

VD/ Tension në PD, demokratja sulmon Kokalarin: Mashtruese, kush të paguan?

15 Dhjetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
VD/ Tension në PD, demokratja sulmon Kokalarin: Mashtruese, kush të

TIRANË – Situata në selinë e Partisë Demokratike mbetet akoma e tensionuar. Ditën e sotme grupi i mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha shkoi sërish te selia e PD-së për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të partisë, por kanë gjetër derën të mbyllur. Midis një mbështetëse të PD-së dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalari janë shkëmbyer fyerje.

Kokalari u shpreh para mediave se nuk ka ardhur për provokim në selinë e PD-së. Ndërkohë, një militante demokrate sulmoi verbalisht Evi Kokalarin duke e quajtur “mashtruese dhe të paguar”.

Pas debateve, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari u largua me deputeten demokrate Albana Vokshi.


DEBATI:

Kokalari: Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike.

Militantja demokrate: Kush të ka paguar ty, sa rrugë ke bërë Amerika në Shqipëri? Kush ti ka paguar? Pse mashtron, mashtruese? Ik, p*rdh*, mashtruese! Legene! Mos të të shoh më këtu!

Kokalari: Mos më prek me dorë!

Deputetja Vokshi akuzoi sot Lulzim Bashën se ka urdhëruar shpërthimin e dyerve të Lidhjes Demokratike të Gruas duke ndërruar bravën.

LAJMI KRYESOR: Tensione te PD/Vokshi dhe grupi i Berishës futen në seli, i ndërrojnë bravën e derës
(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi perplasja ne pd perplasje ne partine demokratike albana vokshi perplasja ne pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll