Aktualitet

Aksident në Elbasan, i riu përplas për vdekje 65-vjeçarin

15 Dhjetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, i riu përplas për vdekje 65-vjeçarin

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend. 65-vjeçari është përplasur nga mjeti tip “Opel” i drejtuar nga 21-vjeçari, i identifikuar me iniciale N.N. Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Elbasanit ka njoftuar se pasditen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas, një i ri ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar. Mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin N.N., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. B. Si pasojë e aksidentit, shtetasi B.B. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan elbasan aksident ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll