Aktualitet

400 kg drogë në fruta-perime! Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Itali

15 Dhjetor 2021, 16:11 Nga DOSJA
400 kg drogë në fruta-perime! Shkatërrohet grupi i

ITALI– Pesë shqiptarë të moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç me preçedentë të mëparshëm penalë por që ende nuk u janë zbardhur identitetet janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafikun e 400 kilogramë kanabisi, mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte sjellë nga Spanja në Bari përmes kamionëve me fruta-perime dhe ishte fshehur në selinë e një kompanie që merret me shitjen e fruta-perimeve në provincën e Barit.

BariToday shkruan se hetimi ka nga Rimini dhe ka bërë të mundur bllokimin e veprimtarisë së grupit që ishte aktiv që prej tetorit 2020 dhe i drejtuar nga 29-vjeçari shqiptar. Grupi merrej edhe me trafikun e kokainës gjithashtu.

Drejtuesi i grupit është prangosur më herët edhe në muajin dhjetor të vitit 2020 pasi u kap duke shkarkuar 275 kilogramë hashash dhe marihuanë. Në tetor të 2020 u kap një bashkëpunëtor i tij, 26 vjeç me 115 kilogramë hashash në Bresso, në provincën e Milanos. Hetimet e mëvonshme i lejuan hetuesit të zbulonin grupin, i cili e merrte drogën nga Spanja. Më pas e akomodonin në shtëpi ose fermash në fshatrat e Barit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll