Aktualitet

Shpërthen në flakë makina në Tiranë, Policia: Dyshohet se është defekt teknik

15 Dhjetor 2021, 16:12 Nga DOSJA
Shpërthen në flakë makina në Tiranë, Policia: Dyshohet

TIRANË– Një makinë është përfshirë në flakë pasditen e sotme në Tiranë në zonën e njohur si “Malajziani” në periferi të kryeqytetit. Policia, me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se shkak për zjarrin në mjetin e E.C., është një defekt teknik. Gjithashtu sqarohet se nuk ka dëme në njerëz, megjithatë sqarohet se vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, te pallatet “Malajziani” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane tirane digjet makina ne tirane tirane

Sondazh

Poll