Bota

Ndalet ngrohja për konsumatorët në Prishtinë, opozita revoltohet: Qeveri e paaftë

15 Dhjetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Ndalet ngrohja për konsumatorët në Prishtinë, opozita

KOOSOVA – Ndërmarrja Publike “Termokos” njoftoi të mërkurën se ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë dhe kjo ka zgjuar reagime të forta nga opozita në vend.

Kjo ndërprerje, sipas “Termokos”-it, është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se e ngrohja duhet të jetë prioritet dhe se këto politika nuk kanë vend në një vend me 1.7 milion banorë që nuk di si të lursejë pasi gjithë kohës mendon që tjetri s’po bën të njëjtën gjë. Sipas tij ka mënyra të tjera se si qeveria mund t’i shtyjë qytetarët të kursejnë e kjo do ishte nëpërmjet inkurajimeve. Ai jep si shembull pagimin e faturës nga shteti nëse një familje tregon se ka harxhuar 30% më pask energji nga viti i kaluar. Kjo do ndiohmonte ato familje që nuk kanë mundësi aq të mira ekonomike teksa çmimi për kilovat duhej të rritej nëse kalohej një nivel i caktuar.

Për rastin reagoi edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se kjo krizë ka qenë e paralajmëruar, por se këto paralajmërime s’ishin dëgjuar. Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, dhe ka pyetur se kë do fajësojnë tani për këtë krizë, kur në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik kanë të vendosur njerëzit e tyre.

Së fundmi ka qënë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)  e cila ka sqaruar se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1 ndaj  janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e tij me avull. KEK ka kërkuar mirëkuptim dhe thekson se është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji.

Edhe në njoftimin nga “Termokos” kërkohet mirqëkuptimi i konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

Ndalet ngrohja për konsumatorët në Kosovë, lajmi arrin mediat ndërkombëtare

Abdixhiku flet për krizën energjetike: E paralajmëruar, qeveria Kurti është e paaftë

Reagon KEK-u: Pati një defekt, nesër rikthehet ngrohja në Prishtinë

Shpend Ahmeti flet për ndërprerjen e ngrohjes në Kosovë: Duhet të jetë prioritet

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova

Sondazh

Poll