Bota

Ndalet ngrohja për konsumatorët në Kosovë, lajmi arrin mediat ndërkombëtare

15 Dhjetor 2021, 15:41 Nga DOSJA
Ndalet ngrohja për konsumatorët në Kosovë, lajmi arrin

KOSOVËNjoftimi se ndërmarrja publike “Termokos” në Kosovë ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë ka zgjuar reagime të forta jo vetëm në vend por edhe në mediat ndërkombëtare. 

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar për këtë rast ku thotë se termocentrali më i madh i Kosovës me qymyr mbylli të mërkurën të dy njësitë e tij për shkak të një problemi teknik, duke ndaluar ngrohjen qendrore në kryeqytet dhe duke detyruar vendin të importojë energji elektrike me çmime të larta.

Aty shkruan gjithashtu se dëbora e madhe, moti i ftohtë dhe mirëmbajtja e dobët shkatërruan gjithashtu një të tretën e kapacitetit të prodhimit të energjisë në Serbi, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike e ngrohje. Reuters shkruan se ndërprerjet shtojnë problemet me të cilat përballen prodhuesit e energjisë në të gjithë Evropën, e cila po përballet me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, ndërsa kërkesa rritet me rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha se është duke punuar për ta rikthyer prodhimin deri të enjten në të paktën një njësi të termocentralit Kosova B, i cili ka kapacitet total të instaluar prej 680 megavat (Mw). Ai fajësoi një rrjedhje në njërën prej kaldajave për mbylljen e një prej njësive. Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë.

LAJMI KRYESOR: Ndalet ngrohja për konsumatorët në Prishtinë, opozita revoltohet: Qeveri e paaftë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota diaspora kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova reuters kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova reuters

Sondazh

Poll