Aktualitet

KUSHTI! Greqia shtrëngon masat për festat, kushti i ri për të kaluar doganën

15 Dhjetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
KUSHTI! Greqia shtrëngon masat për festat, kushti i ri për

GREQI– Shtrëngohen masat anti-COVID! Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vendin fqinjë nga data 19 Dhjetor ora 06:00 duhet të kenë një test negativ të 48 orëve të fundit pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Nga masat e ndërmarra nga ana e Ministrisë greke përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë lidhet drejtpërdrejt me rastet e variantit Omicron dhe lëvizjet në prag të Krishtlindjeve do të rriten, duke përfshirë edhe shqiptarët që do të kthehen në atdhe për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi koronavirusi në greqi ministria e shendetesise greqi koronavirusi në greqi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll