Aktualitet

Mbi një ton drogë u kapën në Kapshticë në 2019, në pranga dhe dy persona në Korçë

15 Dhjetor 2021, 15:56 Nga DOSJA
Mbi një ton drogë u kapën në Kapshticë në 2019,

KORÇË – Policia e Korçës arrestoi sot dy persona të dënuar për moskallëzim të kalimit të një sasie mbi 1 ton drogë në Kapshticë në shkurt 2019. Të ndaluarit janë A.M., 52 vjeç dhe M.S., 23 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dënoi me 3 muaj e 24 ditë burg 52-vjeçarin A.M. dhe për 23-vjeçarin M.S. ka caktuar masën 4 muaj dhe 25 ditë burg pasi nuk kanë kallëzuar

NJOFTIMI I POLICISË SË KORÇËS:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i tyre u bë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13.02.2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Bëhet fjalë për ndalimin e dy kamionëve në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 13 shkurt 2019, brenda të cilëve u gjetën 1074.2 kg drogë e llojit kanabis. Për këtë ngjarje, u arrestuan dy pronarët dhe dy shoferët e kamionëve (A.S. 47 vjeç; Z.H. 56 vjeç; A.M. 50 vjeç dhe M.S. 30 vjeç). Sasia e drogës do të dërgohej në Turqi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 1 ton droge ne kapshtice 1 ton droge ne kapshtice

Sondazh

Poll