Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme, arrestohet pronari e punonjësi i një fotokopjeje në Vlorë

15 Dhjetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Lojëra fati të paligjshme, arrestohet pronari e punonjësi i

VLORË – Policia e Vlorës ka bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të paligjshme të fatit, ku ka vënë në pranga dy persona, pronarin dhe punonjësin e një fotokopjeje dhe qendre interneti në qytet.

Sipas bluve të Vlorës, gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin B. S. dhe punonjës shtetasin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.   Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.  Sekuestrohen pajisje kompjuterike, lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë parash. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin B. S. dhe punonjës shtetasin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise ne vlore lojera te paligjshme fati aksioni i policise ne vlore lojera te paligjshme fati

Sondazh

Poll