Bota

Kriza energjitike pushton Kosovën, pajisjet elektroshtëpiake do të përdoren me orar

15 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Kriza energjitike pushton Kosovën, pajisjet elektroshtëpiake do

KOSOVË – Kriza energjitike duket se nuk ka lënë pa prekur as Kosovën, e cila pritet që gjatë tre ditëve në vijim të rëndohet, pasi mësohet se janë konsumuar të gjitha format për import të energjisë për të gjithë vitin, në vetëm dy muaj.

Sipas ministres kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, një bllok i termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit, ndërsa ka shpërndarë një manual i cili kërkon nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike. Ajo thotë se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

Po ashtu, aty bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, si lavatriçja, lavastovilja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00.

Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm, kështu ka paralajmëruar KEDS. Sipas tyre, konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe ZRRE bëjnë shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Lidhur me mundësinë e shtrenjtësimit të energjisë elektrike, reagim ka pasur edhe nga komuniteti i biznesit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është shprehur se që nga muaji tetor kanë paralajmëruar krizën për energjinë elektrike.

“Kriza me çmimet e energjisë elektrike është krizë e paralajmëruar. Që nga muaji tetor kemi bërë thirrje për të ndërmarrje të veprimeve konkrete. Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat”, ka reaguar Rukiqi.

Përveç çmimit të energjisë elektrike, që pritet të shtrenjtohet, muajve të fundit në Kosovë janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni energjia elektrike ne kosove kosove energjia elektrike ne kosove kosove

Sondazh

Poll