Bota

Policia gjermane nis bastisjet, dyshohet për kërcënime ndaj kryetarit të Saksonisë

15 Dhjetor 2021, 09:02 Nga DOSJA
Policia gjermane nis bastisjet, dyshohet për kërcënime ndaj

GJERMANI- Policia gjermane kreu bastisje në disa zona më 14 dhjetor, si pjesë e hetimeve për kërcënimet me vdekje që i ishin bërë kryetarit të Saksonisë dhe zyrtarëve të tjerë. Sipas mediave gjermane, policia kishte marrë informata për kërcënime me vdekje të zyrtarëve që dyshohet se janë bërë nga kundërshtarët e vaksinimit kundër koronavirusit dhe masave kundër përhapjes së pandemisë.

Dresdeni, është kryeqyteti i shtetit federal gjerman, Saksoni dhe së fundmi në qytet pati shumë protesta kundër politikave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Për më tepër në këtë shtet niveli i vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit është më i ulëti në gjithë Gjermaninë.

Sipas raporteve, grupi përbëhej nga 103 njerëz dhe të gjithë kundërshtonin vaksinimin. Policia njoftoi se pas bastisjeve, komentet e disa prej këtyre qytetarëve rreth posedimit të armëve, po ashtu janë pjesë e hetimit.

Burimi: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota michael kretschmer policia gjermane michael kretschmer policia gjermane

Sondazh

Poll