Bota

Darka 15-euroshe i kushtoi shtrenjtë,15-vjeçari italian humb jetën pasi hëngri sushi

15 Dhjetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Darka 15-euroshe i kushtoi shtrenjtë,15-vjeçari italian humb

ITALI- Një adoleshent italian ka humbur jetën pasi ka darkuar me miqtë e tij, me një menu fikse për 15 euro. Mediat e huaja raportojnë se pas nëntë ditësh shtrimi në spital, Luca Piscopo, 15-vjeçari që u ndje i sëmurë pasi hëngri sushi në një restorant japonez në Vomero, humbi jetën. Mbrëmjen e kishte kaluar me tre shokë dhe disa orë pas darkës ishte ndjerë i sëmurë, me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. Edhe miqtë që po drekonin me të, kishin simptoma të ngjashme, të cilat duket se janë shkaktuar nga bakteri i salmonelës.

Prokuroria, e cila ka urdhëruar autopsinë, ka dy emra të dyshuar me hipotezën e vrasjes nga pakujdesia pronari i restorantit, një shtetas kinez 55-vjeçar dhe mjeku i përgjithshëm që i dha Lucas terapinë në shtëpi, 61 vjeç.

Hetuesit janë në pritje të përgjigjes së autopsisë dhe për momentin lokali është i hapur rregullisht pasi në këtë fazë hetuesit nuk kanë evidentuar elementë që do të sugjeronin marrjen e masave ndaj lokalit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota itali luca piscopo vdes 15-vjecari ne itali itali luca piscopo vdes 15-vjecari ne itali

Sondazh

Poll