Aktualitet

Plagosi Alban Haklajn në Tropojë, arrestohet autori

15 Dhjetor 2021, 09:51 Nga DOSJA
Plagosi Alban Haklajn në Tropojë, arrestohet autori

TROPOJË– Genti Vatnikaj, 24 vjeç banues në Bajram Curri është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 33-vjeçarin Alban Haklaj, ngjarje e ndodhur në Tropojë më 10 dhjetor. Sipas njoftimit të policisë mësohet se Vatnikaj është prangosur në banesën e tij në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit të cilën ai e ka përdorur për të plagosur Haklajn.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: G. V., 24 vjec, banues në Bajram Curri. Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes. Ngjarja: Shtetasi G. V., më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Alban Haklaj u qëllua me armë zjarri nga Vatnikaj teksa ndodhej në një lokal në Bajram Curri. I plagosuri u dërgua për mjekin në spitalin e Gjakovës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll