Aktualitet

Temperatura të ulëta e ngrica, parashikimi i moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)

15 Dhjetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Temperatura të ulëta e ngrica, parashikimi i moti për ditën

TIRANË– Dita e sotme do të jetë me temperatura të ulëta dhe me ngrica.

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të diktojnë mot të kthjellët por të thatë në të gjithë vendin tonë. Gjithashtu në zonat lindore do vijojnë të jenë problematike ngricat për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll