Aktualitet

TRONDITËSE/ Nëna gjen të vdekur foshnjen 3-muajshe në Has, flet mjeku roje

14 Dhjetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
TRONDITËSE/ Nëna gjen të vdekur foshnjen 3-muajshe në Has,

KUKËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krumë të Hasit. Një foshnje 3-muajshe ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Raportohet se foshnja jetonte me nënën, e cila raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ka qënë nëna e foshnjes, 31-vjeçarja me inicialet G.P e cila ka informuar policinë për ngjarjen tragjike.

Parapraksisht dyshohet se shkak për humbjen e jetës së foshnjes mund të jetë bërë asfiksia ose kequshqyerja. Ndërkohë në banesë janë gjetur dy rezistenca të ndezura. Policia pritet të marrë dëshminë e të afërmëve të gruas 31-vjeçare dhe të fqinjëve të saj. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që të dalë ekspertiva mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar mjeku roje i Spitalit të Krumës, Ibish Avdyli, i cili shprehet se nëna e foshnjes që ndërroi jetë ka pasur probleme shëndetësore dhe psikologjike disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme. Madje, shton më tej se, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në Psikiatrinë e Shkodrës.

Bashkia e Hasit u shpreh nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare pas ngjarjes së ndodhur duke bërë me dije se familja në fjalë është ndihmuar me ilaçe, ushqime si dhe ka marrë banesë sociale.  Bashkia shton se e ëma e foshnjes merr ndihmë financiare pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në lidhje me foshnjen 3-muajshem bashkia raporton se gjyshja e foshnjes ka kërkuar që ta mbajë ajo fëmijën duke dalë kundër propozimit të saj për ta strehuar në një institucionit të kujdesit social.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bashkia Has pas vdekjes së foshnjes: Propozuam dërgimin në jetimore, refuzoi gjyshja

Vdekja e foshnjes në Has, mjeku Avdyli: E ëma ishte shtruar disa herë në Psikiatri

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet asfiksohet foshnja ne has has vdes foshnja ne has asfiksohet foshnja ne has has vdes foshnja ne has

Sondazh

Poll