Aktualitet

Dhunohet gazetarja në Tiranë, procedohet biznesmeni e kunati, i ‘shqetësoi’ filmimi

14 Dhjetor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Dhunohet gazetarja në Tiranë, procedohet biznesmeni e kunati, i

TIRANË– Gazetarja Besarta Demushi, 24 vjeçe e punësuar pranë FaxNews është dhunuar e goditur nga biznesmeni Tahir Numani, 62 vjeç e kunati i tij A. Z., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se gazetarja Demushi ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur.

Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin biznesmeni Numani e kunati i tij kishin konflikt pronësi me një person të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares. 

Vetë gazetarja ka rrëfyer para grupit hetimor se është tërhequr zvarrë nga Numani bashkë me operatorin e të njëjtit televizion, Majklen Sinka. 24-vjeçarja ka treguar se gjithashtu e kanë ofenduar, ndërsa ajo vetë për tu mbrojtur ka përdorur stativin e telefonit. Por, pavarësisht kësaj dëshmie, në njoftimin zyrtar policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është ndërmarrë ndaj dy burrave është ‘procedimi penal’. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Mos prek mo’/ Dalin PAMJET e dhunimit të gazetares, biznesmeni: Legen dhe e ke pak!

U dhunua nga biznesmeni e kunati i tij, gazetarja: Më tërhoqën zvarrë

EMRI + DOKUMENTI/ Ky është biznesmeni që dhunoi gazetaren Demushi

FOTO+EMRI/ Kjo është gazetarja që u dhunua nga dy burrat në Tiranë

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane policia e tiranes tahir numani besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane policia e tiranes tahir numani

Sondazh

Poll