Aktualitet

Bashkia Has pas vdekjes së foshnjes: Propozuam dërgimin në jetimore, refuzoi gjyshja

14 Dhjetor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Bashkia Has pas vdekjes së foshnjes: Propozuam dërgimin në

HAS – Bashkia e Hasit reagoi pas lajmit të vdekjes së një foshnjeje 3-muajshe, e cila u gjet nga e ëma. Në faqen zyrtare, bashkia e qytetit bën me dije se familja Peca është mbështetur gjatë kësaj kohe duke iu ofruar banesë sociale, ilaçe dhe ushqime. Gjithashtu, konfirmohet se e ëma mbështetet nga programi për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmë ekonomike pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më tej, Bashkia e Hasit komunikon se më parë është propozuar strehimi i fëmijës në një jetimore, por ky propozim nuk u realizua pasi gjyshja e foshnjes kërkoi që të kujdesej ajo për të.

MESAZHI I BASHKISË SË HASIT:

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.

31-vjeçarja G.P. gjeti fëmijën e saj të vdekur në banesën e saj në Krumë. Dyshohet se foshnja mund të ketë ndërruar jetë nga asfiksia ose kequshqyerja.

SHIKO DHE KËTË:

TRONDITËSE/ Nëna gjen të vdekur foshnjen 3-muajshe në Has, flet mjeku roje

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdes foshnja ne has vdes foshnja ne has

Sondazh

Poll