Aktualitet

Kishte fshehur kokainë në vezë ‘Kinder’, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Perugia

14 Dhjetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Kishte fshehur kokainë në vezë ‘Kinder’,

ITALI– Një 29-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia e Perugias në akuzat e trafikimit të drogës. Mediat e huaja raportojnë se 29-vjeçari u përpoq të “zhdukte” drogën kur iu afrua policia por tentativa i shkoi keq.

Në momentin që Policia po shkonte drejt shqiptarit, ai hodhi drogën e cila ndodhej brenda një çokollate veze Kinder. Pasi efektivët morën dhe kontrolluan vezën, brenda gjetën 20 gramë kokainë, ndërsa me vete kishte 1240 euro. 

Një marrëveshje është vendosur nga gjykata, nga e cila përcaktohet se nëse i riu nga Shqipëria pranon fajin do të dënohet një vit e dhjetë muaj burg, plus 3000 euro gjobë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari arrestohet shqiptari ne itali arrestohet 29 vjecari arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll