Aktualitet

Moti i keq në Korçë, Prefekti Spirollari: Situata nën kontroll, akset të kalueshme

14 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Moti i keq në Korçë, Prefekti Spirollari: Situata nën

KORÇË – Prefekti i Qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, ka folur në lidhje me problematikat e shkaktuara nga moti i ditëve të fundit në këtë qark, ndërsa e konsideroi situatën si të qendrueshme dhe se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në ato zona ku ka pasur ndërprerje të saj si pasojë e dëmtimit të rrjetit nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të dëborës.

 “Situatën e vlerësoj shumë të qëndrueshme. Të gjitha rrugë kalimet nacionale ato që menaxhohen nga ARRSH janë të gjitha të kalueshme pa asnjë problem. Të gjitha mjetet janë në krye të detyrës. Ka pasur probleme me rrugët vendore ato që menaxhohen nga bashkitë veccanërisht në zonat e thella por edhe në njësitë administrative gjatë ditës së parë edhe të dytë. Në këtë moment pjesa më e madhe e rrugëve për në qendrat administrative janë të hapura. Por ka probleme edhe për disa zona të thella të veçuara, ka në zonën e Mokrës, Panariti tashmë kam informacion që është në përfundim të hapjes, Nikolica e bllokuar për një moment por përsëri u gjend zgjidhja, përgjithësisht janë zona që kërkojnë menaxhim të mirë, hartimin e marrëveshjeve në mënyrë që kur bëhet investimi kompania të mbajë përgjegjësi edhe për hapjen e rrugës por edhe bashkitë duhet të marrin më tepër përgjegjësi në ato raste kur ka punime në ato zona ose që është dhe përgjegjësia e drejtpërdrejtë e bashkive. Çështja e energjisë është një nga më problematiket në këtë fazë. Është dimër i veçantë që me jo shumë me rrëshajë dëbore krijoi një problem i cili po analizohet nga OSHEE nga ekspertët, po punohet nga të gjithë, dua të falënderoj bashkitë të cikat kanë vënë personel në ndihmë të grupeve të OSHEE-së për ti ndihmuar, situata është e vështirë do të dalin në përfundim se nga ka ardhur kjo, sigurisht ka rrjete të amortizuara, do ta thonë ekspertët se çfarë ka ndodhur. Do të merren masa për investime edhe në zonat më të thella aty ku mungon tashme energjia. Realisht po punohet në mënyrë maksimale në kushte edhe të temperaturave të ulta.”, tha ai për Report Tv.

LAJMI KRYESOR: Moti i ftohtë / Ngrica, bllokime rrugësh dhe dhjetëra fshatra pa energji elektrike

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhori spirollari korce moti i keq ne shqiperi prefekti i qarkut korce dhori spirollari korce moti i keq ne shqiperi prefekti i qarkut korce

Sondazh

Poll