Bota

Kurti: Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave

14 Dhjetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Kurti: Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt

KOSOVË-  Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar ndryshimet për projektligjin e financimit të partive politike. Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. 

Kurti tha se rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave, pasi sipas tij të njëjtat investojnë në parti, për t’iu kthyer investimi përmes tenderëve.

Kur një korporatë jep milionët për një politikan, dëshiron që nesër ai të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve. Rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave. Ndryshimet bë këtë draft ligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e metave që janë shfaqur deri tani. Reforma e forcon kredibilitetin e zgjedhjeve. Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e demokracisë. Financat e partive politike duhet të jenë më të qarta dhe transparente”,-  tha Kurti.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti tomas szunyog albin kurti tomas szunyog

Sondazh

Poll