Bota

Përplasja e anijeve në Baltik/ Arrestohen dy persona

14 Dhjetor 2021, 08:08 Nga DOSJA
Përplasja e anijeve në Baltik/ Arrestohen dy persona

BRITANI E MADHE- Dy persona u arrestuan më 13 dhjetor, pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik në bregun suedez. Një person vdiq si pasojë e këtij incidenti. Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat.

Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, derisa përfshinë mundësinë e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier.

Ndërkaq kompania, Scotline, të cilës i takon anija britanike njoftoi se i gjithë stafi u testua për drogë dhe alkool. Rezultatet dëshmuan që sy pjesëtarë patën në gjak më shumë alkool se që lejohet ligjërisht. Ekipet e shpëtimit kërkuan me orë të tëra dy personat fillimisht të zhdukur, pjesëtarë të stafit të anijes daneze e cila u përmbyt. Megjithatë, një person ende nuk u gjet.

Përplasja mes dy anijeve ndodhi në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad më 13 dhjetor. Johan Nilsson, përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha për mediat suedeze që anija daneze pësoi shumë dëme pas përplasjes.

Burimi: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohen dy persona britani johan nilsson perplasja e anijeve arrestohen dy persona britani johan nilsson perplasja e anijeve

Sondazh

Poll