Bota

Tragjike në Greqi, babai 70-vjeçar vret me armë të birin, shkak mosmarrëveshjet

14 Dhjetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Tragjike në Greqi, babai 70-vjeçar vret me armë të birin,

GREQI – Një 70-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri për vdekje djalin e tij 43-vjeçar. Tragjedia e rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Ryzia Kilkis, ku sipas informacioneve të policisë helene, babai 70-vjeçar ka qëlluar me karabinë dhe ka plagosur për vdekje djalin e tij 43-vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është vënë nën pranga dhe është dërguar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë viktima mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në morgun e spitalit, ku po i kryhet autopsia.

Sipas informacioneve të para rezulton se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një sherr mes tyre dhe mosmarrëveshjet e shumta familjare që kanë pasur kohët e fundit.

Marrë nga anemosradio.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota babai vret djalin vrasje ne greqi babai vret djalin vrasje ne greqi

Sondazh

Poll