Bota

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Indonezi, jepet alarmi për cunami

14 Dhjetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Indonezi, jepet

INDONEZI – Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditi Indonezinë lindore sot, duke shkaktuar alarm për cunami. Tërmeti u regjistrua në orën 05:20 në një thellësi prej 76 km në detin Flores. Shërbimi sizmologjik dhe meteorologjik i Indonezisë ka lëshuar një alarm emergjent për cunami për valët sizmike, por më vonë autoritetet indoneziane e tërhoqën paralajmërimin.

Tërmeti i fortë shkaktoi panik te banorët e ishullit Flores, të cilët nxituan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik indonezian.

Strong #Earthquake 7.5 MG Hit #Indonesia.
While people rush trying to save themselves But this guy hard trying to save the economy of the Country Proud of him #tsunami #EarthquakePH#prayforindonesia pic.twitter.com/J75ZrkvjWZ

— SHUBHAM CHATURVEDI (@shubhamc_30) December 14, 2021

#BIGBREAKING ?#WATCH :Panic of Ende Residents, Flores NTT after the 7.5 SR Earthquake. Just after BMKG Issued Tsunami Warning ⚠️
#tsunami #Earthquake #Indonesia @cnnbrk @BBCBreaking @Reuters #Earthquake pic.twitter.com/VYS0tpHCZF

— Ishfaq Malik (@Realishfaq95) December 14, 2021

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alarm per cunami termet ne indonezi alarm per cunami termet ne indonezi

Sondazh

Poll