Bota

VIDEO / Politikanët brazilianë i zgjidhin debatet mes tyre me grushte në ring

14 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
VIDEO / Politikanët brazilianë i zgjidhin debatet mes tyre me grushte

BRAZIL – Ndonjëherë debate televiziv apo ai nëpërmjet rrjeteve sociale nuk mjafton. Një gjë e tillë ka ndodhur mes dy politikanëve në Brazil, të cilët kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit, por duke u përballur në ring mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut.

Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva, i cili njhet edhe me pseudonimin Mirico, thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira.

Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht. Më datë 12 dhjetor, në në shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e ti dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin “Jezus”. Nga ana tjetër kryebashkiaku u shfaq i etur për fitore, por fansat e tij thanë se ai mori disa goditje të dhimbshme. Megjithatë në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.

A vida imita o meme e, em Borba, no Amazonas, o prefeito da cidade, Simão Peixoto (PP) lutou contra o ex-vereador Erineu Alves da Silva na madrugada desse domingo (12) no que, sem muito exagero, pode ser considerado uma ‘rinha de políticos’. pic.twitter.com/bmzkiBB2za

— O Tempo (@otempo) December 13, 2021

Marrë nga oglobo.globo.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota brazil ish-kryetari i bashkise kryetari i bashkise ring brazil ish-kryetari i bashkise kryetari i bashkise ring

Sondazh

Poll