Aktualitet

U vra në Tiranë/ Duka u arrestua 1 vit më parë, dërgonte heroinë në Amerikën e Jugut

14 Dhjetor 2021, 07:25 Nga DOSJA
U vra në Tiranë/ Duka u arrestua 1 vit më parë,

TIRANË– Viktima Jurgen Duka, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri u arrestua një vit më parë dhe pritej të ekstradohej drejt Italisë. Mësohet se Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.

Viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg. Po ashtu në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ai u arrestua në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e rasjes.

LAJMI KRYESOR: Vritet pas sherrit 29-vjeçari në Tiranë! Autori ‘mister’, dyshohet se ishin të dehur

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll