Politike

Ish-sekretari i përgjithshëm i FRPD: Një numër holandez ka kërcënuar një prej nesh

13 Dhjetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Ish-sekretari i përgjithshëm i FRPD: Një numër holandez ka

TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka denoncuar në Polici kryedemokratin Lulzim Basha. Për mediat, Muçollari tha se një nga anëtarët e FRPD-së në Kuçovë Ardit Bënja është kërcënuar për jetën nga një person me numër holandez.

Por nga ana tjetër, Muçollari, i cili ka shoqëruar Belind Këlliçin për të bërë denoncimin për bastisjen e zyrave në PD, ka bërë edhe një paralajmërim për Lulzim Bashën. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse një anëtari të FRPD i preket një fije floku  përgjegjësia do të jetë e Bashës dhe ai do të dalë publikisht për të dhënë disa gjëra që nuk duhej.

Ndërkohë që i referohej kështu pretendimeve se i kishin kërcënuar me armë zjarri brenda selisë ku edhe u futën me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Unë kam qenë me dhjetëra herë në komisariat. Në ambientet ë këtij komisariati kam qenë me dhjetëra herë për protesta. Një herë kemi qenë dhe kemi bërë tre ditë burg. Qesharake është që unë vij të denoncoj një ish-kryetar të Partisë time. Dua të them se është kërcënuar Ardit Bënja, kërcënim për jetën, nga një numër hollandez. Ka pasur një debat me një nga anëtarët e grupit të Bashës. Unë dua t’i bëj një thirrje zotit Basha, nëse ndonjë prej anëtarëve të forumit i preket një fije floku, atëherë do të mbajë përgjegjësi,” tha Muçollari. 

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardit benja grigels muçollari perplasje ne partine demokratike ardit benja grigels muçollari perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll