Aktualitet

Përplasja Basha-Syri!Peka nxjerr faturat: Merr para nga oligarkët.Berisha: Të lumtë!

13 Dhjetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Përplasja Basha-Syri!Peka nxjerr faturat: Merr para nga

TIRANË– Gazetari Çim Peka është përfshirë në një përplasje me kryedemokratin Lulzim Basha, por gjithmonë në distancë. Pas akuzave të Bashës nga selia blu për televizionin “Syri”, një reagim në rrjetin social Facebook ka ardhur nga vetë Peka. Me anë të një postimi, Peka ka shpërndarë disa fatura të siguruara nga televizioni që ai drejton, duke e akuzuar për bashkëpunime me oligarkët. Po ashtu, gazetari shkruan se familjarët e Bashës i kanë thënë se kishin ndërprerë protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, për të shmangur përballjen e kryedemokratit me drejtësinë.

“Lul, keto jane disa nga faturat qe “oligarket” i paguajne kunatit tend. Asnje nga gazetaret e Syrit nuk te ka marre te te ankohet per bravat e Syrit, por familjaret tuaj me jane justifikuar kur nderpreve protestat se: “Nuk do bej Luli 7-14 vjet burg per pastrim parash, qe te vijne demokratet ne pushtet”. Berisha edhe mund te te fale, por Syri jo. Nderkohe qe gazetarit e Syrit merreshin ne qeli nga policia qe ti te vije ne pushtet, kunati paguhej nga oligarket dhe Rama. Vazhdojme..,”-shkruan ai ndërkohë që publikon edhe faturat.

Por në kulmin e përplasjeve mes Bashës dhe medias, ka ndërhyrë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit mjaftohet me një koment të shkurtër drejtuar Çim Pekës: Të lumtë!

POSTIMI I PLOTË:

 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike çim peka lulzim basha sali berisha çim peka lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll