Sport

‘Globe Soccer Awards’: Befasuese, mesfushori Jorginho jashtë finalistëve!…

13 Dhjetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
‘Globe Soccer Awards’: Befasuese, mesfushori Jorginho jashtë

EMIRATET E BASHKUARA – Karim Benzema, Robert Lewandowski, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah janë finalistët e konfirmuar për edicionin e 12-të të “Globe Soccer Awards”, event që do të zhvillohet në Dubai dhe ku do të bëhet ndarja e çmimeve të kësaj ankete. Kjo ceremoni do të zhvillohet më 27 dhjetor në pavijonin Armani, në Hotel Armani.

Por ajo që përshtypje është fakti, se në mesin kandidatëve për ‘lojtarin më të mirë të vitit’ mungon Jorginho i Chelseas, kampion i Europës me Italinë dhe finalist për “Topin e Artë” 2021. Ndër finalistët për çmimin, si ‘mbrojtësi më i mirë’ janë: Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, së bashku me Trent Alexander-Arnold, Cesar Azpilicueta, Rúben. Dias dhe Antonio Rüdiger.

Nuk mund të mungonte në këtë anketë trajneri italian Roberto Mancini, finalist për kategorinë e ‘trajnerit më të mirë të vitit’ së bashku me Didier Deschamps, Hansi Flick, Josep Guardiola, Lionel Scaloni dhe Thomas Tuchel.

Kandidat ndër finalistët për kategorinë e tij është edhe portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, për çmimin e ‘portierit më të mirë të vitit’, së bashku me Thibaut Courtois, Emiliano Martínez, Edouard Mendy dhe Manuel Neuer, siç është në garë edhe vetë Italia pretendente për çmimin. Veç saj pretendime për çmimin ‘kombëtarja më e mirë e vitit’, në finale janë edhe Brazili, Franca, Maroku dhe Argjentina.

Italianët Federico Pastorello dhe Piero Ausilio, janë ndër finalistët mes prokuratorëve dhe drejtorëve, të dy të përfshirë në transfertën më të rëndësishme të verës: Romelu Lukaku nga Interi te Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldos dhe lionel messit cristiano ronaldos dhe pogbas karim benzema kylian mbappe lionel messi robert lewandowski cristiano ronaldo cristiano ronaldos dhe lionel messit cristiano ronaldos dhe pogbas karim benzema kylian mbappe lionel messi robert lewandowski

Sondazh

Poll