Bota

Mali i Zi/ Tërhiqet iniciativa për mocionin e mosbesimit të qeverisë së Krivokapiç

13 Dhjetor 2021, 13:02 Nga DOSJA
Mali i Zi/ Tërhiqet iniciativa për mocionin e mosbesimit të

MALI I ZI-  Sot më Parlamentin e Malit të Zi pritej të shqyrtohej nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Mediat e huaja raportojnë se kjo nismë nuk do të zhvillohet pasi Partia Demokratike e Socialistëve e ka tërhequr këtë iniciativë.

“Duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesë një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të shpallur më 11 dhjetor dhe pasi opozita e bashkuar nisi procedurën e mosbesimit ndaj qeverisë, besojmë se bisedimet për formimin e një shumice të re parlamentare duhet të fillojë pa vonesë. Ata janë të bindur se do të formohet një shumicë e re parlamentare dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi. Për këtë arsye po e tërheqim iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi”, -tha Partia Demokratike e Socialistëve 

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni mocioni i mosbesimit nda qeverise krivokapiç zdravko krivokapić mocioni i mosbesimit nda qeverise krivokapiç zdravko krivokapić

Sondazh

Poll