Bota

Deputeti i PDK kritikon VV: Turp, nuk reaguat për deklaratat e Vulinit për Reçakun

13 Dhjetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Deputeti i PDK kritikon VV: Turp, nuk reaguat për deklaratat e Vulinit

KOSOVË – Në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë disa kritika shumë të forta ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Ka qënë deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i cili tha se se sipas tij qeveria nuk ka reaguar aq ashpër sa duhet ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin kur tha se masakra e Reçakut ishte një sajesë. Ai tha se reagoi SHBA dhe Bashkimi Europian, por vetë Kosova pati një reagim shumë të vakët. Kastrati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se deputetët e partisë në pushtet mbanin protesta në mbrojtje të Palestinës, e cila sipas tij, kishte thënë se Reçaku është çështje e brendshme e Serbisë

“Një figurë groteske e dalur nga regjimi i Millosheviçit, ky ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, para dy-tri dite e dha një deklaratë me të cilën tha se Reçaku nuk është i vërtetë. Jo që nuk pritet diçka e tillë nga ai, është e çuditshme se çfarë reagime pati nga Kosova në raport me këtë deklaratë. Reagoj SHBA, reagoj BE dhe nuk pash një reagim të ashpër nga kjo qeveri. Nuk pash reagim të ashpër. Ideja është që ju keni qenë edhe në rrugë për Palestinën, e keni dramatizu Palestinën. Palestina ka thënë se Reçaku është çështje e brendshme e Serbisë. Palestina Millosheviçit i jepte medalje kur ai kishte bërrylat me gjak në Reçak dhe prandaj unë sot qëllimisht jo me ju kritiku ju, por me ja dhënë atij një porosi nga këtu në gjuhën e tij sepse kështu më së miri ai e kupton, se është goxha e turpshme që ne të dalim me një reagim kaq të dobët, s’po flas vetëm si qeveri por edhe si shoqëri dhe Kosovë”, ka deklaruar ai.

Kastrati përmendi edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schëarz, për të cilën tha se mezi pret të japi dëshmi për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por nuk ka të njëtin entuyiasëm kundër Vulinit.

Ishte dashtë që ditën kur ai ka dal, ministrja e Kurtit, Gërvalla që bën taka taka taka, mezi pre të japi dëshmi për Kadrinë dhe Hashimin atje, me dal dhe me reagu për këtë çështje dhe nuk u pa. Edhe kryeministri dhe qeveria së bashku”, ka shtuar ai.

Kastrati para fjalimit të tij vendosi një pankartë në foltoren e Kuvendit ku shkruhej “VULINE PUSTI VODU”.

“Kjo porosia poshtë shkon për atë zotërinë atje sepse është e vdekur kjo, ata e dinë dhe e kanë të kotë se ky realiteti që jetojmë sot, është kjo Kosova që e ka mundësu pikërisht Reçaku dhe shumë Reçaka të tjerë”, ka shtuar ai.

Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin vizitoi një set xhirimesh disa ditë më parë ku  masakrën e vitit 1999 në Reçak e cilësoi gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm. Kundër kësaj deklarate pati reagime të forta sidomos nga SHBA dhe BE të cilat thanë se nuk mund të fshihet historia sidomos një ngjarje kaq e rëndë sa masakra e Reçakut.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aleksander vulin ardian kastrati kuvendi i kosoves masakra e recakut aleksander vulin ardian kastrati kuvendi i kosoves masakra e recakut

Sondazh

Poll